Sport

Juventusi me ofertë për Parteyn

Skuadra e Juventusit i ka bërë ofertë Arsenalit për mesfushorin ganez Thomas Partey, përcjell “AS” të hënën.

Bëhet e ditur se Juventusi ka ofruar kartonin e brazilianit Arthur Melo për ta siguruar Parteyn, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri.

Te Juventusi po shpresojnë që Arsenali ta pranojë këtë ofertë shkëmbimi duke pasur parasysh se Arthur ishte pranë transferimit të klubit londinez gjatë miniafatit kalimtar të janarit.

Arthur nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Juventusi dhe pritet të largohet këtë verë, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2025.

Edhe Partey ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2025 dhe këtë edicion ka dy gola e një asistim në 26 ndeshje.