Sport

Haalandi shumë afër kalimit te City

Descriptive Text

Erlind Haland mund ta bëjë shpejt zyrtare kalimin te skuadra e Manchester Cityt, ka raportuar të hënën “The Athletic”.

Raportohet se Haalandi ka arritur një marrëveshje me krerët e Cityt.

Për sulmuesin e Borussia Dortmundit janë duke u interesuar edhe Real Madridi dhe Barcelona.

Sulmuesi 21-vjeçar vlerësohet 150 milionë euro. Me klubin gjerman, sulmuesi i Norvegjisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Në 29 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon ka shënuar 28 gola dhe ka asistuar tetë herë.