Sport

Barcelona nxjerr në shitje Depayn

Barcelona e ka futur Memphis Depayn në listën e lojtarëve që dëshiron t’i largojë gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar të hënën “Sport”.

Sulmuesi holandez iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë në vitin 2021.

Ai është golashënuesi më i mirë i gjigantit spanjoll sezonin aktual, por ai do të lejohet të largohet.

Sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar 12 gola në 35 ndeshje këtë sezon.

Me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.