Sport

Kryeministri Kurti përcjell ndeshjen ekipit “BNE” në

Kryeministri Albin Kurti po e përcjell ndeshjen e ekipit kosovar Bad News Eagle në nivelin garues PGL Major Antwerp, të CS.GO.

Kjo është ndeshja e parë e skuadrës kosovare në këtë rang të garave.

Në ndeshjen e parë po luan kudër ekipit turk Eternal Fire është afër fitores. Rezultati momental është 15:14 për ekipin kosovar. I duhet një pikë për fitore.

Bad News Eagle u kualifikua në këtë rang të garave para pak ditësh, duke bërë histori për CS.GO në Kosovë.