Sport

Rakitiç qëndron te Barça

Mesfushori kroat nuk do të largohet nga katalanasit.

Ivan Rakitiç nuk dëshiron të largohet nga Barcelona e aq më tepër të përfshihet në bisedimet për transferimin e Marco Verrattit në Camp Nou.

Sipas El Mundo Deportivo, kroati, i cili në muajin mars rinovoi kontratën deri në vitin 2021 ka mbetur i befasuar nga kjo ide dhe nuk mendon as t’i komentojë spekulimet e medieve për të ardhmen e tij, transmeton kp.

29-vjeçari e ndjen veten pjesë të rëndësishme të projektit të blaugranave dhe dëshiron të jetë pjesë e Barcelonës edhe për shumë vite të tjera.