Sport

Më shumë se 30 të arrestuar para ndeshjes Frankfurt – West Ham

eintracht frankfurt, west ham, sport, futboll

Policia në Gjermani ka thënë se më shumë se 30 persona janë arrestuar për shkak të incidenteve ndërmjet tifozëve të Eintracht Frankfurtit dhe West Hamit.

Skuadrat takohen sonte në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Evropës. Takimin e parë e fitoi Eintrachti, 2:1.

Policia e Frankfurtit ka konfirmuar se ka arrestuar disa persona shkaku i përleshjeve.

Ata kanë thënë se dy tifozë të West Hamit kanë rënë në tokë pa ndjenja dhe janë trajtuar në spital, pas një sulmi nga tifozët vendës.

Përleshja ka ndodhur në stacionin kryesor hekurudhor.

Në fakt, problemet për tifozët anglezë kanë nisur që nga dita e martë, kur tifozët e West Hamit janë sulmuar nga një grup i fortë, i përbërë nga 20 persona të cilët mbanin veshur ngjyrat e Eintracht Frankfurtit.