Sport

Aksionari i vogël i Liverpoolit synon ta blejë Milanin

ac milan, sport, futboll

Aksionari i vogël i Liverpoolit, “RedBird Capital Partners”, ka bërë ofertë prej 1 miliard euro për ta blerë klubin e Milanit, ka shkruar “Sky Sports” të enjten.

Pronarët e Milanit janë në bisedime me investitorë nga Bahrejni për shitjen e klubit për 1.8 miliard euro, ndërsa periudha e bisedimeve besohet se ka përfunduar në fillim të muajit maj.

“RedBird” te Liverpooli bleu 10% të aksioneve në vitin e kaluar për 750 milionë euro.