Sport

Ermal Krasniqi, lojtari më i mirë i xhiros së 32-të

Futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi, është shpallur më i miri i xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Krasniqi më i miri është shpallur me votat e lexuesve të portalit “koha.net”.

Ai mori 40,5 për qind të votave. Krasniqi shënoi golin e vetëm për Ballkanin në barazimin 1:1 me Llapin, të dielën. Në konkurrencë me Ballkanin, sipas përzgjedhjes së redaksisë së sportit të KOHËS, ishin Ergyn Ahmeti i Dukagjinit, Genc Hamiti i Drenicës, Gerhard Progni i Gjilanit dhe Kastriot Selmani i Llapit.

Nominimin e bën redaksia e sportit, ndërsa më të mirin e shpallin lexuesit.