Sport

Edhe një fitore e Xhakës me Arsenalin

Granit Xhaka duke festuar

Pas dy derbive të fituara ndaj Manchester Unitedit dhe Chelseat, Arsenali të dielën mposhti në udhëtim edhe West Ham Unitedin me rezultatin 2:1.

Në fitoren e Arsenalit, gjatë gjithë takimit luajti mesfushori kosovar, Granit Xhaka. Ndeshja e luajtur të dielën i takoi javës së 35-të të Premier Leagues së Anglisë.

Ishte fitorja e tretë rresht në elitën e futbollit anglez për Arsenalin. Me këtë fitore, Arsenali ka ruajtur vendin e katërt me 63 pikë. Pozita e katërt siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.