Sport

Barcelona: Neymari nuk është në shitje

Descriptive Text

Neymari nuk është në pozicion të lëkundur pas raportimeve se PSG është pajtuar të paguajë klauzolën prej 222 milionë eurosh për transferimin e futbollistit nga Barcelona.

Zëdhënësi i Barcelonës, Josep Vives, thotë se Neymar është i vendosur të punojë për trajnerin e ri Ernesto Valverde dhe shitja e tij nuk vjen në shprehje.

“E vetmja gjë për të cilën brengosemi është që ai të jetë i lumtur këtu. Ka pasur sezon të mrekullueshëm dhe është ndër më të mirët në botë. Ai është i lumtur në klub dhe klubi është i lumtur me të. Largimi i tij s’është në imagjinatën e klubit. Klubi mendon vetëm të mbajë futbollistët m të mirë, një nga simbolet tona”, ka thënë Vives.