Sport

Capello e sheh Raspadorin si zëvendësues të Dybalas

Descriptive Text

Fabio Capello e ka parë Giacomo Raspadorin si zëvendësues potencial të Paulo Dybalas.

Argjentinasi pritet të largohet në verë nga Juve pas shtatë vjetësh, duke e detyruar “zonjën e vjetër” ta gjejë një zëvendësues ideal për të.

Dhe Capello, në një intervistë dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, ka folur pozitivisht për Raspadorin.

“I ri, me kualitet, me vizion të jashtëzakonshëm për lojë dhe di mirë të hyjë në zonën e rrezikshme. Ka dinamikën që i mungon Dybalas tani. Por duhet të shohim nëse ai e ka personalitetin ta veshë fanellën e Juventusit. Në Përfaqësuesen e Italisë nuk ka vuajtur, pavarësisht se vinte nga Sassuolo. Ai ka potencial të madh”, ka thënë Capello.

22-vjeçari Raspadori ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2024. Ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 32 paraqitje në Serie A këtë sezon.