Sport

Idrizi asiston në fitoren e madhe të Schalkes

Reprezentuesi i Kosovës, Blendi Idrizi, ka asistuar në fitoren e madhe dhe shumë të vështirë të Schalkes në Bundesliga 2.

Schalke të premten në mbrëmje fitoi në udhëtim te Sandhauseni me rezultatin 2:1.

Idrizi asistoi në golin e fitores, në minutën e parë të kohës shtesë.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të. Ishte asistimi i tij i dytë në rangun e dytë të futbollit Gjerman, ndërsa e ka edhe një gol të shënuar në këtë edicion.

Bashkim Ajdini ishte titullar te Sandhauseni dhe luajti deri në minutën e 79-të.

Schalke prinë në tabelë në 32 ndeshje të luajtura me 59 pikë, dy më shumë se Werder Bremeni, dhe tri më shumë se Darmstadti dhe St. Pauli i Leart Paqaradës.

St. Pauli të premten në mbrëmje barazoi 1:1 me Nurnbergun. Pavarësisht se vendësit e patën fitoren në duar, e lëshoi atë pasi pranoi gol në minutën e dytë të kohës shtesë. Paqarada ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.

https://streamja.com/6KnbA?fbclid=IwAR23dyPSsvkcjU1itIEwIWEJfLleEip3vrF3Ge-MCCxakO10EUBtBuRlusk