Sport

Bilanci i jashtëzakonshëm i nxënësve të Kukës: një dekadë plot medalje evropiane

Medalja e bronztë e Majlinda Kelmendit në Evropianin e vitit 2013 ka shënuar fillimin e një epoke të jashtëzakonshme për xhudon kosovare. Prej atij viti xhudistët e trajnerit Driton Kuka vazhdimisht kanë fituar medalje në ngjarjen kryesore kontinentale. Pra dhjetë vjet rresht. Janë fituar shumë të arta, shumë të argjendta e shumë të bronzta.

Të radhës e fitoi të premten Distria Krasniqi – të bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë në Evropianin që nisi në Sofje të Bullgarisë.

Kuka ka pranuar se Distria nuk ishte në ditën më të mirë të saj, por megjithatë fitoi medaljen e bronztë në Evropian. Ai ka vlerësuar edhe paraqitjen e Flaka Loxhës që u rendit e shtata.

“Është viti i dhjetë me radhë që kemi fituar medalje në Kampionate Evropiane për të rritur. E kemi filluar në vitin 2013 e tani bëhen plot dhjetë vjet që kthehemi me medalje nga Evropiani”, ka shkruar Kuka.

 

Medalja Elitare e para për sivjet u fitua… Xhudo edhe kur nuk ecin gjërat sips planit prapë sjell medalje për...

Posted by Driton Toni Kuka on Friday, April 29, 2022