Sport

Kristensen do t’i bashkohet Dortmundit

Mbrojtësi i krahut të djathtë, danezi Rasmus Kristensen, do të largohet nga Salzburgu në verë për t’u transferuar te Borussia Dortmundi, ka raportuar “Bild”.

Klubet kanë arritur marrëveshje dhe Kristensen te Dortmundi do të kalojë për 20 milionë euro. 24-vjeçari ka treguar paraqitje fantastike këtë edicion te Salzburgu, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Në 41 paraqitje, ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat. Kristensen, i cili ka katër paraqitje me Danimarkën, ka luajtur edhe tek Ajaxi e Midtjyllandi para se t’i bashkohej Salzburgut në vitin 2019.