Sport

Real Madridi ia vendos çmimin Asensios

Descriptive Text

Real Madridi ka vendosur ta shesë në fund të edicionit sulmuesin Marco Asensio.

Sipas “Fichajes” drejtuesit e klubit ia kanë bërë me dije sulmuesit se nuk llogaritin në shërbimet e tij.

Skuadra spanjolle për ta liruar 26-vjeçarin po kërkon 35 deri në 40 milionë euro dëmshpërblim.

Për shërbimet e sulmuesit interesim të vazhdueshëm ka shprehur Milani.

Këtë sezon spanjoll nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme te klubi madrilen

Në të gjitha garat ka shënuar 11 gola.