Sport

Bayerni nuk dëshiron ta shesë Lewandowskin

Descriptive Text

Menaxheri i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi dhe përfaqësuesit e Bayernit kanë pasur një takim për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Sipas “Mundo Deportivo”, menaxheri i lojtarit i ka bërë me dije skuadrës gjermane synimet e polakut për t’u larguar këtë verë drejt Barcelonës, ndërsa drejtuesit e klubit i kanë ofruar rinovimin e kontratës.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë progres deri më tani, pasi Bayern i ka thënë se nuk dëshiron ta shesë Leëandoëskin, kontrata e të cilit me bavarezët skadon në qershor 2023.

Barcelona ka shprehur interesim të vazhdueshëm për sulmuesin polak që synon transferimin gjatë verës.