Sport

Frankfurti mposht West Hamin dhe vazhdon paraqitjet e mira

Pasi e eliminoi Barcelonën në çerekfinale, Eintracht Frankfurti ka shënuar një tjetër fitore të madhe në Ligën e Evropës.

Të enjten mbrëma, Frankfurti mposhti West Hamin në udhëtim 2:1 në gjysmëfinalen e parë, duke bërë hap të madh drejt finales.

Ansgar Knauff që në minutën e parë të ndeshjes i dha avantazhin gjermanëve.

Megjithatë, rezultati u barazua nga vendësit në minutën e 21-të, kur Michail Antonio shënoi nga afërsia.

Fitoren nga ndeshja e parë, Frankfurtit ia siguroi Daichi Kamada në minutën e 54-rt të ndeshjes.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave.