Sport

Dortmundi arrin marrëveshje me Schlotterbeckun

Borussia Dortmundi ka arritur marrëveshje për ta transferuar mbrojtësin Nico Schlotterbeck nga Freiburgu në fund të sezonit, ka shkruar të enjten Fabrizio Romano.

Reprezentuesi i Gjermanisë do të jetë transferimi i dytë i konfirmuar nga Dortmundi, pas transferimit të Niklas Sueles nga Bayern Munichu si lojtar i lirë.

Dortmundi po punon edhe në sigurimin e shërbimeve të Karim Adeyemit nga RB Salzburgu, me të cilin është arritur marrëveshje personale.