Sport

FFK-ja e largon nga puna Eroll Salihun

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon me dënime ndaj atyre që e kanë kritikuar publikisht.

Kështu të enjten Komiteti Ekzekutiv i FFK-së vendosi që ta largojë nga puna Eroll Salihun, njërin prej figurave më të njohura të Federatës. Salihu për kohë të gjatë ishte sekretar i përgjithshëm i FFK-së, ndërsa pas konfliktit të vazhdueshëm me Agim Ademin kaloi në pozitën e drejtorit sportiv dhe Këshilltarit të lartë ligjor. Por as këto pozita nuk i mban më.

Salihu për një kohë ishte i suspenduar, ndërsa tani, sipas një vendimi të KE të FFK-së, nuk është në marëdhënie pune me federatën.

“KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor, mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.