Sport

Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet më 26 maj

Më 26 maj do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll. Kështu vendosi Komiteti Ekzekutiv i FFK-së të enjten.

Në finale takohen Llapi e Drita. Para finales së futbollistëve do të luhet finalja te futbollistet.

Ndeshja e barazhit për Superligë luhet më 28 maj, ndërsa për Ligë të Parë më 21 maj.