Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni. Kështu ka insistuar trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, raporton “Goal” të enjten. Pochettino ka thënë se gjasat janë “100 për qind” që Mbappe do të jetë pjesë e Parisit edhe sezonin e ardhshëm.
Mbappe aktualisht ka kontratë me PSG-në deri në fund të këtij sezoni dhe me gjithë negociatat, palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin. “100 për qind jam i sigurt për të dy rastet”, tha Pochettino duke e konfirmuar qëndrimin e tij dhe të sulmuesit Mbappe te klubi francez pas përfundimit të sezonit aktual.
Mbappe, 23-vjeçar, ka shënuar 33 gola dhe ka bërë 22 asistime në 42 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat.
Emri i tij ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madridi në verë si lojtar i lirë.
-
28 prill 2022 18:41
-
Shpërndaje në: