Sport

Wenger dëshiron Dembelen si zëvendësues të Sanchezit

Descriptive Text

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se ka vendosur të shikojë mundësitë e transferimit të sulmuesit të Celticut, Moussa Dembele.

Pas një sezoni fantastik në Skoci, 20-vjeçari është cak i shumë gjigantëve evropianë. Celticu thuhej se nuk dëshironte të shiste lojtarin para kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, por duket se nuk mund t’u rezistojë ofertave nga klubet e interesuara.

Sipas “DailyStar”, Wenger i është bashkuar garës dhe e sheh sulmuesin si zëvendësues të Alexis Sanchezit, që mund të largohet këtë verë.