Sport

Aston Villa do të vendosë për Coutinhon në fund të sezonit

Skuadra e Aston Villas do të vendosë për të ardhmen e Philippe Coutinhos në fund të sezonit.

Braziliani është i huazuar nga Barcelona me të drejtë blerjeje në fund të këtij edicioni.

Sipas “Daily Telegraph” klubi spanjoll po kërkon 33 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar mesfushorin.

29-vjeçari këtë sezon në 13 ndeshje në Premier League ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime.