Sport

Barcelona insiston për Rashfordin

Descriptive Text

Barcelona raportohet se po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford këtë verë.

24-vjeçari ka pasur një sezon të vështirë në “Old Trafford”, duke qenë titullar në vetëm 12 ndeshje në Premier League, ndërsa ka shënuar vetëm pesë gola në të gjitha garat.

Emërimi i Erik ten Hagut si trajner i ri i Unitedit ka ngritur dyshime të mëdha mbi të ardhmen e Rashfordit, me holandezin që do të rishikojë skuadrën. Sipas “Sport” , Barcelona mund t'i ofrojë sulmuesit një fillim të ri nëse ai konsiderohet i tepërt ndaj kërkesave nga trajneri Ten Hag. Klubi katalonjas e ka ndjekur gjithmonë Rashfordin dhe e shpreson ta bindë anglezin të transferohet në La Liga.