Sport

Skuadrat turke po shpenzojnë shumë për të marrë yj të huaj

Një ditë tjetër në afatin kalimtar të verës kaloi dhe një yll tjetër i huaj arriti në aeroportin e Stambollit për të firmosur me një skuadër elitare të Turqisë, ndërsa u prit nga qindra tifozë të flakët.

Dukej pak i hutuar dhe duke mos kuptuar asnjë fjalë të thirrjeve në gjuhën turke të tifozëve, lojtari me shallin e skuadrës në qafë, buzëqeshi me butësi dhe përshëndeti tifozët para se të largohej drejt një veture luksoze, shkruan AFP, transmeton “Koha Ditore”.

Këto skena janë parë disa herë këtë verë, ndërsa mjaft yj të huajë të futbollit kanë arritur në Stamboll për të nisur një kaptinë të re në karrierën e tyre, të joshur nga klubet me histori të madhe, por më të joshur nga pagat e mëdha disamilionëshe.

Në mënyrë që të sjellin lojtarë të mëdhenj, skuadrat turke po duhet të shpenzojnë mjaft, duke ngarkuar veten tepër financiarisht. Emrat e mëdhenj që kanë arritur këtë verë përfshijnë reprezentuesin e Francës, Mathieu Valbuena, që kaloi nga Lyoni te Fenerbahçe, reprezentuesin tjetër francez Bafetimbi Gomis nga Swansea te Galatasaray dhe fituesin e titullit të Evropës me Portugalinë, Pepe, që kaloi nga Real Madridi te Beshiktashi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.