Sport

Hetemaj kthehet në Finlandë te Helsinki

Përparim Hetemaj, helsinki, futboll, finlande

Pas 16-të vjetësh jashtë Finlandës, mesfushori Përparim Hetemaj është kthyer te skuadra e Helsinkit. Kalimin e tij tek ekipi finlandez e konfirmoi të mërkurën skuadra e Regginas në sajtin e saj zyrtar.

Ai e la skuadrën e Serie B, Regginan, dhe është i gatshëm tani që menjëherë të luajë për Helsinkin të shtunën kundër Interit.

Lëvizja e parë ishte në Greqi te AEK-u i Athinës, ku luajti në 30 ndeshje në Kampionatin grek.

Më pas u transferua te Twente në Holandë, ku u ballafaqua me shumë lëndime.

Në vitin 2010, futbollisti, që u lind në Kosovë, u largua drejt Italisë, ku luajti 300 ndeshje në Serie A dhe realizoi tetë gola.

Kohën më të mirë e pati te skuadra e Chievos, ku zhvilloi plot 249 ndeshje dhe realizoi gjashtë herë.

Pas tetë vjetësh në Chievo, ai luajti edhe për dy vjet të tjera në Benevento dhe për më pak se një vjet ishte te skuadra e Regginas.

35-vjeçari kthehet në Finlandë, shtet me të cilin ka zhvilluar 49 ndeshje në nivel përfaqësuesesh. U pensionua nga Përfaqësuesja e Finlandës në vitin 2017.

Helsinki e ka nisur sezonin me tri fitore në “Veikkausliiga”.