Sport

Vizita në Londër mundësoi “dopingun e suksesshëm” në Rusi

Koka prapa programit të dopingut të Rusisë, ka zbuluar se ai ishte në gjendje të korruptonte Lojërat Olimpike “Londra 2012”, vetëm pasi u ftua në Britani nga organizatorët dhe atij i ishte treguar se si planifikohet të kapen mashtruesit.

Grigory Rodchenkov, që kishte udhëhequr laboratorin e anti-dopingut në Moskë nga viti 2005 deri në vitin 2015, ka pranuar se pa këtë njohuri situata e dopingut rus do të “kolapsonte” shumë kohë para se ai të ikte nga vendi dy vjet më parë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

“Mund të imagjinoni se sa e rëndësishme ishte informata nga laboratori i Londrës për përfaqësuesen e Rusisë”, thotë Rodchenkov në filmin “Icarus”, që pritet të shfaqet së shpejti. “Kisha informata se çfarë po bënte ky laborator, për të kuptuar se ku jemi ne dhe sa në rrezik jemi. Pa gjithë këtë, gjithë situata e dopingut rus do të kolapsonte”.

“The Observer” ka parë skena të shumta të filmit, që do të nisë së shfaquri muajin e ardhshëm. Tregon në detaje se si Rodchenkov ka qenë në gjendje të dopingonte sportistët rusë dhe të korruptonte sistemin e anti-dopingut, në mënyrë më të hollësishme gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Sochi në vitin 2014 dhe si iku nga Moska, pasi u frikësua për jetën e tij dhe u kthye në një informator. Ai tash është në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve të FBI-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.