Sport

Federer vë rekord për tituj në Wimbledon, pa humbur asnjë set

Descriptive Text

Roger Federer ka shkatërruar kroatin Marin Çiliq, duke e mposhtur me 3:0 në sete (6:3, 6:1 dhe 6:4), ndërsa është bërë tenisti i parë që ka fituar tetë herë Grand Slamin Wimbledon në konkurrencën individuale. Së fundi tenisti zviceran kishte fituar Wimbledonin pesë vjet më parë.

Federer, që u paraqit për herë të 11-të në finale të Wimbledonit, ishte sfiduar në fillim nga Çiliq, por pas ngadhënjimit në setin e parë më nuk pati të ndalur, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Zvicerani, që mbush 36 vjet muajin e ardhshëm, u bë tenisti më i vjetër që ka fituar Wimbledonin në epokën profesioniste.

Ai ka vazhduar ringritjen e jashtëzakonshme, ku më herët këtë vit fitoi edhe Grand Slamin “Australian Open”.

Ai tash ka arritur në shifrën e 19-të Grand Slameve, që është rekordmen dhe duket i aftë për të fituar edhe më tepër. Ai Wimbledonin e fitoi pa humbur asnjë set. Është bërë tenisti i parë pas Bjorn Borgut në vitin 1976, që e fiton Wimbledonin pa humbur set... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.