Sport

Lazio gjen zëvendësuesin e Strakoshës

Descriptive Text

Lazio po mendon ta transferojë portierin Sergio Rico gjatë kësaj vere.

Portieri spanjoll është i huazuar te Mallorca nga Paris Saint-Germaini. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi italian po e sheh 28-vjeçarin si zëvendësues të Thomas Strakoshës që do të largohet në fund të edicionit.

Portieri shqiptar nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës, që i skadon në verë.

Strakosha nuk është pajtuar me kushtet e ofruara nga Lazio dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Rico është një ndër lojtarët kryesorë te Mallorca dhe Lazio është i gatshëm ta transferojë gjatë kësaj vere.