Sport

Sulmuesi kryesor i Villarrealit mund të mungojë ndaj Liverpoolit

Descriptive Text

Sulmuesi kryesor këtë edicion te Villarreali, Gerard Moreno, mund ta humbas ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Liverpoolit në Champions League.

Spanjolli u lëndua në fitoren ndaj Getafes me shifrat 2:1 duke u detyruar ta lëshonte fushën në minutën e 61-të.

Lëndimin e Morenos e ka konfirmuar edhe trajneri Unay Emery.

“Është një dëmtim muskulor. Ne do të shohim se sa serioz është. Ne menduam se e kishim trajtuar mirë dëmtimin e tij të fundit, por nuk ishte kështu dhe ai ka pasur një pengesë përsëri. Ne duhet të punojmë me durim”, deklaroi Emery.

Për Morenon ky është lëndimi i pestë këtë edicion.

30-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon ku në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.