Sport

Batatina flet për supë edhe pas fitores me Dritën

Descriptive Text

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se ekipi tij ka siguruar daljen në Evropë. Ai ka thënë se fitorja e arritur të dielën ndaj Dritës me rezultatin 1:0 ishte me shumë rendësi dhe e merituar.

Ishte autogoli i Prince Baldes që vendosi takimin e javës së 29-të të Superligës në futboll që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Llapi është edhe në finale të Kupës së Kosovës, ndërsa përballë do ta ketë Dritën.

“Besoj se kemi potencial për t’i mposhtur tri skuadrat që do të na vijnë në Podujevë: Ballkanin, Gjilanin dh Prishtinën. 99 % e kemi siguruar daljen në Evropë dhe na mbetet vetëm ta sjellim sërish trofeun e Kupës në Podujevë. Llapi synim nuk e ka vendin e katërt, por vendin e dytë dhe mendoj se mund t’ia dalim marrë parasysh përkrahjen që kemi nga tifozët e po ashtu edhe nga kryesia e klubit”, ka thënë Batatina pas ndeshjes.

Ai foli edhe për paraqitjen e ekipit të tij në përballjen kundër Dritës.

“Kam menduar se supa e pulës është më e lehtë, por sot kam pasur supë peshku. Shumë herët e kemi shënuar golin dhe kemi parë që mund ta mposhtim Dritën. Kemi qenë të vëmendshëm, kemi krijuar shumë raste dhe besoj se trofeun do ta sjellim në Podujevë. Është dashur ta arrijmë këtë fitore dhe jemi afër objektivit për të qenë në Evropë. Ky është edhe misioni i skuadrës”, është shprehur Batatina.

Llapi zë vendin e katërt me 47 pikë, ndërsa Drita gjendet një pozitë në lartë me 52 pikë.