Sport

Haxho ndal penallti

Descriptive Text

Portieri i Prishtinës, Eglant Haxho ka ndalur penallti në derbin ndaj Ballkanit. Në minutën e nëntë Ermal Krasniqi goditi nga pika e bardhë, por Haxho intervenoi me sukses.

Prej topit të kthyer nuk përfitoi Armend Thaqi që goditi traversën.

Penalltia u shkaktua për ndërhyrje të Besnik Krasniqit ndaj Nazmi Gripshit. Penalltia u dha pas rishikimit të situatës në VAR. Ballkani e Prishtina po luajnë në Suharekë, në derbin e javës së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll.