Sport

Zuerichu fiton ndaj Young Boysit, i afrohet titullit kampion

Descriptive Text

Zuerichu ka fituar derbin e xhiros së 30-të në elitën e futbollit zviceran ndaj Young Boysit me rezultatin 2:1.

Me këtë fitore Zuerichu i afrohet edhe më shumë titullit kampion.

Te skuadra e Zuerichut ndeshjen e kompletuan Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi dhe Blerim Xhemaili, derisa Fidan Aliti u zëvendësua në minutën e 62-të.

Dy golat për Zuerichun i realizoi Assan Ceesay në minutën e 33-të dhe të 61-të.

Për Young Boysin realizoi Jordan Siebatcheu për 2:1.

Zuerichu pas 30 ndeshjeve renditet në pozitën e parë me 66 pikë.

Young Boysi mban pozitën e tretë me 47 pikë.