Sport

Muriqi i shtrenjtë për klubet spanjolle

Vedat Muriqi e ka treguar veten në Spanjë. Por, sulmuesi i Kosovës ka pak gjasa të mbetet në futbollin spanjoll.

Muriqi është vlerësuar i shtrenjtë për klubet spanjolle. Mallorca dhe Granada kanë hequr dorë nga blerja e kartonit të tij prej klubit italian, Lazio, shkruan “estadiodeportivo.com” të enjten.

Lazio po kërkon 13 milionë euro për Muriqin, ndërsa Mallorca ka hequr dorë nga mundësia e blerjes së sulmuesit kosovar.

Lazio nuk e ka në planet e veta për sezonin e ardhshëm. Së fundi në Turqi është raportuar se Fenerbahçe ka kthyer interesimin për blerjen e kartonit të Muriqit.

27-vjeçari me Lazion ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Lazio e pati blerë nga Fenerbahçe për rreth 20 milionë euro.

Muriqi në dhjetë ndeshje në La Liga të Spanjës ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë.