Sport

Modriq, lojtari më i mirë i ndeshjes

Descriptive Text

Pasimi maestral i Luka Modriqit ka ndryshuar kahen e ndeshjes mes Realit dhe Chelseat.

Modriqi asistoi për Rodrygon që ktheu Realin në lojë me golin e minutës së 80-të. Dhe mesfushori kroat, Modriq, është vlerësuar më i miri i ndeshjes së jashtëzakonshme në Santiago Bernabeu.

“Ai ka pasur ndikim shumë të madh në lojën e Realit në mesfushë. Ishte trampolinë për të nisur sulmet. Është shquar edhe në detyrat defensive. Asistimi i tij për golin e Rodrygos ishte sensacional”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.