Sport

Te Villarreali kanë besuar se do ta eliminojnë Bayernin

Descriptive Text

Ndonëse Bayerni ishte favorit i madh, te Villarreali kanë besuar se do ta eliminojnë kampionin gjerman nga Liga e Kampionëve. Kjo edhe ndodhi të martën mbrëma kur Villarreali u bë gjysmëfinalisti i parë i Championsit.

“Jemi shumë të lumtur. Që kur shorti na vuri përballë Bayernit, ne i kemi thënë vetes se mund t’ia dalim. Besimi dhe mënyra se si lufton skuadra, na kanë ndihmuar për të arritur këtë sukses”, ka thënë Gerard Moreno, sulmues i Villarrealit.

Villarreali për herë të dytë në histori luan në gjysmëfinale. I ka dhënë fund pritjes prej 16 vjetësh për të garuar në këtë fazë. Është sukses i jashtëzakonshëm për klubin nga një qytet i vogël spanjoll.

“Në ndeshjen e parë kemi bërë gabime dhe nuk mbyllëm sfidën. Të gjitha komentet kanë shërbyer për të na motivuar. Bayerni bëri gabim sonte duke mos na dënuar dhe ne përfituam nga kjo. Kjo që ka arritur ky ekip është shumë e madhe”, ka shtuar Moreno.

“Ne do t’i qasemi gjysmëfinales me respekt të madh për kundërshtarin. Është vështirë të fitosh në futboll, por ne kemi merituar këtë sukses. E kemi ditur se do të vuajmë në mbrojtje, por e kemi ditur po ashtu se do të kemi rastet tona. I falenderojmë tifozët që ishin këtu dhe ata në Villarreal. Është e bukur të jesh tifoz i Villarrealit dhe ata duhet të shijojnë netët si kjo”.