Sport

Kroos do të tërhiqet nga futbolli vitin e ardhshëm

Toni Kroos

Toni Kroos i ka informuar bashkëlojtarët e tij për datën e tërheqjes nga futbolli aktiv. “Ok Diario” ka shkruar të martën se mesfushori gjerman do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit të ardhshëm kur edhe i skadon kontrata me Real Madridin.

Kroos po ashtu ka më shumë se një vit që është tërhequr nga Përfaqësuesja e Gjermanisë dhe po ashtu ka refuzuar rinovimin e kontratës me Realin. Ai ka vendosur që sezoni i ardhshëm të jetë i fundit për të si lojtar profesionist.

32-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Bayerni, ndërsa këtë edicion ka tri gola e po aq asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.