Sport

Reali kërkon 22 milionë euro për Diazin

Real Madridi është duke i kërkuar 22 milionë euro për Brahim Diazin, raporton “Calciomercato” të martën.

Milani është i etur ta mbajë lojtarin e huazuar në “San Siro”. Por shuma që Reali ia ka vendosur Diazit për ekipin italian është e lartë dhe se do të tentojë të futet në negociata për ulje të çmimit.

Spanjolli me Realin ka kontratë deri në vitin 2025. Ai me ekipin italian sezonin aktual ka luajtur 35 ndeshje. Ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me katër asistime.