Sport

Liverpooli ofron 30 milionë euro për Bremerin

Liverpooli është i gatshëm t’i ofrojë 30 milionë euro Torinos për mbrojtësin Gleison Bremer, raportoi “Tuttomercato” të martën.

Skuadra e drejtuar nga Juergen Klopp ka shprehur interesim për futbollistin brazilian edhe në janarin e këtij viti, por ishte Torino që nuk e liroi.

25-vjeçari sezonin aktual në Serie A ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë. Ai me Torinon ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.