Sport

Origi firmos me Milanin

Divock Origi do ta vazhdojë karrierën në Serie A. Belgu ka arritur marrëveshje me Milanin dhe ka firmosur kontratë trivjeçare që do të zyrtarizohet së shpejti, ka njoftuar “Football-Italia” të martën.

Ai te ekipi italian do të ketë pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh, ndërsa do të transferohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontratë me Liverpoolin.

26-vjeçari ka shënuar pesë gola në 14 ndeshje këtë edicion për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014.

Ai karrierë ka bërë edhe te Wolfsburgu e Lille.