Sport

Mertens do të mbetet te Napoli

Descriptive Text

Sulmuesi Dries Mertens do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit edhe pas përfundimit të këtij sezoni. “Gazzetta dello sport” ka bërë të ditur se Mertens parimisht ka arritur marrvëeshje për rinovimin e kontratës me Napolin.

Kontrata aktuale e Mertensit i skadon në verë dhe belgut i është ofruar rinovimi i saj edhe për dy vjet. Zytarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet së shpejti, ndonëse me kontratën e re, Mertens thuhet se ka pranuar një ulje të pagës.

Aktualisht, 34-vjeçari merr pesë milionë euro në vit. Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2013 dhe këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në të gjitha garat.