Sport

Shkupi bën edhe një hap të madh drejt titullit

futboll, sport, koha, 10 prill

Shkupi ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit të kampionit në Maqedoninë e Veriut. Shkupi të dielën mposhti në shtëpi Borecin me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 27-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Me këtë fitore, Shkupi është forcuar në vendin e parë me 65 pikë, ndërsa në pozitën e dytë është Shkëndija e Tetovës me 52 pikë. Shkëndija barazoi me Renovën 1:1 të dielën, ndërsa fitore shënoi edhe Struga përballë Skopjes, 1:0.

Renova është në vendi ne pestë me 38 pikë, kurse Struga në pozitën e tetë me 36 pikë.