Sport

Topalli shënon dy gola në fitoren e Istanbulsporit

Descriptive Text

Jetmir Topalli ka mbyllur një ndeshje të suksesshme të dielën në Turqi.

Topalli shënoi dy gola në fitoren e Istanbulsporit në udhëtim ndaj Menemensporit me rezultatin, 3:1.

Topalli shënoi golin e parë në minutën e 37-të, ndërsa realizoi edhe golin e tretë në minutën e 65-të.

Në 20 ndeshje, Topalli ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar pesë herë.

Në golin e tretë asistues ishte mesfushori shqiptar, Eduard Rroca, që nga fusha u largua në minutën e 77-të.

Edhe Topalli u zëvendësua në minutën e 89-të, ndërsa Valon Ethemi luajti si titullar deri në minutën e 77-të. Istanbulspori është në vendin e katërt me 51 pikë.