Sport

Fitore e thellë e Pejës ndaj Prizrenit

Peja ka shënuar fitore të thellë të dielën ndaj Prizreni-16. Rezultati i takimit në Prizren ishte 108:82 në të mirë të ekipit pejan.

Peja e bëri shkëputjen që në çerekun e parë dhe më pas ka kontrolluar ndeshjen.

Daniel Lekndreaj sërish është shquar te Peja. Ai ndeshjen e mbylli me 24 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime.

Më efikasi ishte kapiteni Dardan Berisha me 27 pikë. Berisha shtoi edhe nëntë kërcime e tri asistime. Darius Washington dhe Calvin Godfray shtuan nga 17 pikë.

Darell Davis shënoi 28 pikë te Prizreni, por që nuk mjaftuan. Ai shtoi edhe 12 kërcime e shtatë asistime.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 26-të të Superligës në basketboll.

Peja është e treta me 43 pikë, ndërsa Prizreni renditet i katërti me 41 pikë.