Sport

Napoli bën hap të gabuar, humb nga Fiorentina

Descriptive Text

Napoli ka bërë hap të gabuar në luftën për titull kampioni në Serie A të Italisë.

Napolitanët të dielën në stadiumin “Diego Armando Maradona” u mposhtën me rezultatin 3:2 nga Fiorentina.

Amir Rrahmani ishte titullar në këtë ballafaqim te Napoli dhe e kompletoi ndeshjen. Nicolas Gonzalez shënoi për mysafirët fillimisht në minutën e 29-të.

Dries Mertenz i barazoi shifrat në minutën e 58-të. Vizitorët shënuan dy gola të shpejtë, në minutën e 66-të dhe të 72-të për 3:1, nëpërmjet Jonathan Ikones dhe Arthur Cabralit.

Krejt çka Napoli bëri në këtë ballafaqim deri në fund, ishte edhe goli i Victor Osimhenit, gjashtë minuta para fundit. Napoli në vendin e tretë ka 66 pikë, një më pak se Milani lider, që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Fiorentina në vendin e shtatë ka 53 pikë.