Sport

Ibrakoviq: Synojmë vendin e katërt në Superligë

prishtina, llapi, futbolli, ibrakoviqi, prill 2022

Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, ka vlerësuar fitoren 3:2 ndaj Malishevës, të arritur të dielën në Skënderaj, ku Prishtina luajti si vendase. Sipas Ibrakoviqit, Prishtina gjithnjë luan për fitore.

Ai ka vlerësuar edhe ndryshimet e bëra pas pjesës së parë.

“Në pushim kemi bërë disa ndryshime dhe kjo solli efektin e pritur. Të enjten kemi pasur ndeshje për Kupë dhe është dashur të kombinojmë. Ne nuk e kemi kualitetin e duhur kur nuk jemi komplet, por gara është e tillë që duhet të veprojmë në këtë mënyrë”, ka thënë Ibrakoviq. Prishtina tani renditet në vendin e pestë në Superligë me 38 pikë. Ndërkohë në mesjavë e luan ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës ndaj Llapit. “Synojmë pozitën e katërt, që nëse eventualisht nuk ec në Kupë dhe Drita e fiton Kupën, ne të dalim në Evropë prej kësaj pozite”, ka theksuar Ibrakoviq.