Sport

Immobile, lojtari i radhës që realizon “hat-trick”

Descriptive Text

Disa “hat-trick” janë realizuar të shtunën, ndërsa njëjtë ka vazhduar edhe Ciro Immobile i Lazios të dielën.

Ai shënoi tre gola në fitoren 4:1 të Lazios në udhëtim ndaj Genoas. Ndeshja i takoi javës së 32-të të Serie A.

Adam Marushiq shënoi për 1:0 në të mirë të Lazios, ndërsa Immobile golin e parë e shënoi në fund të pjesës së parë. Ai shënoi për 3:0 në minutën e 63-të dhe për 4:1 në minutën e 76-të. Patric shënoi autogol në minutën e 68-të.

Thomas Strakosha e ruajti portën e Lazios, kurse Elseid Hysaj luajti prej minutës së 83-të.

Lazio është e pesta me 55 pikë. Genoa renditet e parafundit (19) me 22 pikë.