Sport

Charles Leclerc fiton në Melbourne

Descriptive Text

Charles Leclerc mori fitore me dominim të plotë në Shpërblimin e Madh të Australisë dhe u forcua në krye të renditjes në Formula 1.

Ngasësi i Ferrarit e pati garën krejtësisht në kontroll, ndërsa rivali i tij për titull, Max Verstappen i Red Bullit, u tërhoq nga gara për shkak të një dështimi teknik.

Verstappen i ka 46 pikë më pak se Leclercu, kur janë zhvilluar vetëm tri garat e para të sezonit 2022. Në dy prej tyre, Red Bulli nuk e përfundoi fare garën.

Sergio Perez i skuderisë së Red Bullit në garën e Australisë përfundoi në vendin e dytë dhe e fitoi duelin me ngasësit e Mercedesit, George Russell dhe Lewis Hamilton.

Russelli i Mercedesit pas tri garave është i dyti në renditjen e ngasësve në këtë fillim të sezonit, ndërsa Mercedesi është i dyti në renditjen e konstruktorëve.