Sport

Fundora, boksieri me karakteristika të veçanta, fiton titullin e përkohshëm të botës

Descriptive Text

Sebastian Fundora është më i veçantë për dallim nga boksierët e kategorisë supervelter në të cilën bokson ai (nën 70 kilogramë).

Ai është i gjatë 197 centimetra, ndërsa shpesh kjo gjatësi i siguron avantazh ndaj kundërshtarëve.

Të shtunën mbrëma në Las Vegas, amerikani 24-vjeçar, që është edhe majtak, fitoi titullin e përkohshëm të boës në versionin WBC.

Ai mposhti me dorëzim në raundin e nëntë amerikanin Erickson Lubin. Fundora e rrëzoi Lubinin në raundin e dytë, ndërsa vetë ra nokdaun në raundin e shtatë.

Lubin ishte në epërsi në vlerësimin e tre anëtarëve të jurisë para se të ndërpritej meçi.

Për Fundoran fitorja e të shtunës ishte e 19-të në karrierë (13 KO) karshi një barazimi që ka.

Ai pritet së shpejti të luftojë për titullin e botës në versionin WBC.

“Mendoj se ishte përformanca ime më e mirë”, ka thënë Fundora.