Sport

Payeti shënoi supergol në fitoren e Marseillet

marseille, paok

Marseille francez ka shënuar fitore 2:1 të enjten mbrëma përballë PAOK-ut grek në çerekfinale të Ligës së Konferencës.

Marseille fitoi falë dy golave që u shënuan në pjesën e parë.

Gustavo Payet, i cili ishte prej më të mirëve në fushë, asistoi në golin e parë në minutën e 13-të për Gersonin. Në fundin e pjesës së parë, me një gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca, e dyfishoi epërsinë e vendësve.

Vizitorët e PAOK-ut e ngushtuan epërsinë në minutën e 48-të, por kjo ishte e tëra nga kjo përballje.

Gersoni i vendësve u përjashtua nga loja në minutën e katërt të kohës shtesë. Ndeshja kthyese e çerekfinales mes Marseilles dhe PAOK-ut, zhvillohet pas një jave në Greqi.